Përse bllokimi i Rinasit u bë dy javë para zgjedhjeve? Kthupi: Është dita që u mbush kupa


Avokati Rezart Kthupi dhe zëvendës ministri i Ekonomisë, Besart Kadia kanë debatuar në emisionin “Open” për bllokimin e aeroportit të Rinasit nga kontrollorët e trafikut ajror.

Vasili ngriti pyetjen se përse u bë kjo situatë pikërisht dy javë para zgjedhjeve ndërsa Kthupi thotë se u mbush kupa.

Vasili: Një pyetje më vjen në kokë…përse dy javë para zgjedhjeve?

Kthupi: Pse jo?

Vasili: Po pse po? Ju thoni ka një vit kjo histori?

Kthupi: Se është dita kur u mbush kupa.

Kadia nënqesh.

Vasili: Kam Kadian këtu që më qesh, pse qesh Kadia?

Kthupi: Zoti Kadia ka të drejtë të qeshë se në një vit mund të kishin pasur kohën për ti plotësuar kërkesat, kishin financiarisht mundësitë.

Kadia: Në vitin 2019 kur gjithçka ishte në rregull, jua hoqi njeri rrogën, jua uli rrogën?

Kthupi: Keni hequr rrogën e dhjetorit të vitit 2019.

Kadia: Për tërmetin po flasim. Ta thjeshtojmë më shumë…po në vitin 2018, jua ka prekur njeri rrogën?

Kthupi: Jo.