“Po ofrojnë para” Lefter Maliqi paralajmëron denoncime për Partinë Socialiste: Më vjen keq që lëvizin natën


Deputeti i opozitës së re Lefter Maliqi këto zgjedhje do të kandidojë nën siglën e Lëvizjes Socialiste për Integrim në qarkun e Beratit.

Ai pretendon se forca politike  që përfaqëson do të arrijë të marrë aty 4 deputetë.

Maliqi shtoi se Partia Socialiste po ofron para për të blerë vota, duke paralajmëruar kështu denoncime të fota.

Gjithashtu ai nuk  la pa ironizuar dhe ministrin e Turizmit Blendi Klosi, i cili u hodh me parashutë mbi Berat, para disa ditësh dhe shpalosi programin e turizmit nga ajri.

“Do ti them kolegut Klosi, më vjen keq që po lëviz natën se po tremb qentë, nuk qeveris dot nga ajri. Rama ti lërë shantazhet pasi të jeni të bindur se nuk shantazhon dot as socialistët as administratën. Presionet dhe shantazhet nuk janë me popullin. Jam i bindur për një fitore spektakolare të opozitës.

Partia Socialiste po ofron para, ne do të bëjmë denoncimet. Populli do ti marrë lekët që i takon. Do të jem kritik dhe ndaj qeverisë së ardhshme”. tha ndër të tjera Maliqi.