Prindërit e rinj e nxorrën për herë të parë shëtitje/ Makina përplas për vd ekje foshnjën 


Një ngjarje tragjike u regjistrua në Brownhills të Anglisë, ku viktimë mbeti një foshnjë e vogël dy javëshe. Foshnja kishte dalë për herë të parë që pas ardhjes në jetë, ndërsa u godit për vdekje nga një shofer.

Ky i fundit është 34 vjeç, i identifikuar si James Paul Davis. Ai është paraqitur përballë trupës gjykuese për të mësuar fatin e lirisë së tij.

Prindërit adoleshentë të foshnjës  janë pikëlluar shumë pas vdekjes së fëmijës së tyre të sapo ardhur në jetë, ndërsa shprehen se djali i tyre i ndjerë do tu mungojë gjithmonë. Foshnja që u vra tragjikisht në Brownhills, Walsall, quhej Ciaran Leigh Morris, teksa disa vullnetarë kanë ofruar më shumë se 14,000 dollarë bamirësi për çiftin e bashkëshortëve që humbën djalin.