Reshje dëbore/ Shoferët gjenden të papërgatitur, bllokohet qarkullimi në këtë aks të vendit


Si pasojë e reshjeve të dëborës, është bllokuar qarkullimi i automjeteve në Llogara.

Pjesa më problematike është qafa e Llogarasë.

Dëbora ka  nisur mbrëmjen e kaluar dhe kjo gjë i ka gjetur shoferët e automjeteve të papërgatitur.

Policia ka zbritur në terren për të normalizuar situatën.