Seria A/ Fitojnë Juventus dhe Inter, zikaltërit vazhdojnë rrugën drejt titullit kampion


Interi ka arkëtuar pikë të plota përballë Sassuolos (2-1) në Giuseppe Meazza, në ndeshjen e vlefshme për kampionatin italian duke vazhduar rrugëtimin drejt titullit të Serie A.

Rezultati u zhbllokua në minutën e 10-të kur pas një harkimi të Ashley Young realizoi Romelu Lukaku dhe me epërsi minimale u mbyll pjesa e parë.

Lautaro Martinez shënoi golin e sigurisë në pjesën e dytë (67’), ndërsa Lukaku ishte në rolin e asistuesit. Falë kësaj fitoreje, Interi numëron 71 pikë dhe distancohet me 11 pikë nga vendi i dytë, Milan.

Me të njëjtin rezultat ka fituar edhe Juventus. Paulo Dybala ishte një nga mungesat më të mëdha të Juventusit këtë sezon, ku mungoi në shumë ndeshje. Sulmuesi argjentinas u kthye sot ndaj Napolit pas tre muajsh, ku zëvendësoi Alvaro Moratan. Pas katër minutash që u fut në lojë Dybala shënoi një gol spektakokar.

Golin e parë në këtë ndeshje e kishte shënoi Cristiano Ronaldo.