Sherr mes adoleshentëve në Tiranë/ Pla goset rëndë 16-vjeçari, shoqërohen dy persona


Një sherr mes adoleshentësh ka përfunduar me një të plagosur në Tiranë, ndërsa autorët janë arrestuar.

Rreth orës 15:15 në rrugën e “Kavajës” në afërsi të një lokali si pasojë e një konflikti të çastit K. K., 17 vjeç dhe M. T., 16 vjeç, kanë goditur me thikë A. B, 16 vjeç, i cili u dërgua në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponjat” kanë bërë kapjen dhe shoqërimin e dy të dyshuarve si autorë të ngjarjes në Komisariatin e Policisë Nr.2.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë e  rrethanave të ngjarjes.