Sherr mes vëllezërve në Tiranë, 12-vjeçari qëllon me mjet të mprehtë të vëllanë adoleshent 


Rreth orës 13:30 minuta, në rrugën “Hysen Xhura”, janë konfliktuar për motive të dobëta 2 vellëzër me njëri-tjetrin.

Për pasojë, një shtetas i mitur 12 vjeç, ka dëmtuar me mjet prerës vëllain e tij, shtetasin me iniciale S. O., 17 vjeç, i cili u dërgua për ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ka mbërritur në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjeve.