Shifra të ulëta viktimash dhe infektimet nga virusi në vend/ Ja situata në Shqipëri


Situata e COVID19 në 24 orët e fundit është si vijon: Janë kryer 2538 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 256 qytetarë.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 565 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 95,600 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 256 pacientë, 18 në terapi intensive, nga të cilët 6 pacientë janë të intubuar.
Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 8 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19.

Mistria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital.