“Shko thuaja motrës tënde”/ Princi përplas mikrofonin në tokë, sherr me vajzat: “Jeni llumi i shoqërisë”


Debatet në studion e emisionit “Përputhen” kanë qenë tejet të forta ditën e sotme mes konkurentëve.

Përplasjet kanë si pasojë e arrogancës së sjelljeve ndaj njëri-tjetrit.

Fillimisht ishte Mevlani i cili tha se kërkon respektin për fjalën e tij ashtu siç respekton të gjithë konkurrentët.

Fjalën e mori Princi. Ai ofendoi vajzat duke i thënë: “Llumi i shoqërisë shqiptare”.

Vajzat e kundërshtuan, madje edhe opinionisti Arjan Konomi i kërkoi Princit të mos përdorte fjalë të tilla pasi ishin të tepruara.

Princi ka hedhur mikrofonin në tokë, ndërsa vajzat i thanë se nuk është as burrë e këto fjalë t’ia thotë motrës së tij.