Ballina Rajoni Si grabitet në dyqanet e Beogradit/ Qytetarit i vjedhin plot 8500 euro

Si grabitet në dyqanet e Beogradit/ Qytetarit i vjedhin plot 8500 euro


Një video e filmuar nga një qendër tregtare në Beograd u shfaq në rrjetet sociale, duke treguar se si një grua, në vetëm pak sekonda, arriti që të merrte dhe të vidhte para nga çanta e saj.

Sikurse mund të shihet edhe në video, gruaja shikoi veshjet dhe në një moment, ajo iu kthye çantës që ndodhej në tavolinë. Pasi e pa, nga canta vodhi një shumë të caktuar parash.

Referuar dëshmisë së burrit që u vodh dhe që u shfaq në mediat vendase, bëhet fjalë për shumën prej 8,500 eurosh.

Ai theksoi gjithashtu se kishte ardhur nga shtetet perëndimore dhe se një pjesë e parave ishin të destinuara për operacionin e gruas së mikut të tij.

Gruaja arriti që të vidhte burrin ndërsa ai ishte në kabinë.