“Stresi rrëzoi gjysmën e qeverisë”/ Meta e thotë për herë të parë: Isha i infektuar kur nisën protestat për Klodianin


Për herë të parë, presidenti Ilir Meta ka pranuar se gjatë protestave për vrasjen e Klodian Rashës nga policia, ka kaluar Covidin.

Ai tha se për Aeroportin “Nënë Tereza” ndoshta nuk ka zgjidhje daneze, por një si në Kosovë a në Maqedoninë e Veriut mund të ketë.

“Siç iu kam thënë edhe kontrollorëve, për shkak të pandemisë, duhet të jeni realist tek zgjidhja. Paga sa vendet e rajonit duhet të japim, që siguria kombëtare të mos cënohet. Tensioni është marrëzi. Ftoj ambasadorët e huaj që të bëjmë konferencë online dhe të gjejmë zgjidhje. Kur bëheshin protestat për vrasjen e Klodian Rashës nga policia, isha tek Rezidenca e Presidencës, i infektuar me Covid.

Kur Stresi me një thirrje po rrëzonte qeverinë, Rama më akuzonin mua se nxisja minorenët. Kontrollorët kanë të drejtë për zgjidhje. Zgjidhje daneze nuk ka, por si në Kosovë e në Maqedoni të Veriut ka”, deklaroi Meta.