Studimi i fundit: Vaksina kineze “Sinovac” krijon imunitet tek 97% e të vaksinuarve


Një studim i kryer së fundmi në Turqi ka dalë në përfundimin se vaksina kineze “Sinovac” krijon një mbrojtje ndaj Covid-19  tek 97% e personave që vaksinohen.

Mediat turke shkruajnë se Sinovac krijon imunitet të lartë në 99.2% të rasteve tek femrat, ndërkohë që tek burrat në 95.7% të rasteve.

Ky studim u krye në më shumë se 1 mijë vullnetarë. Këto të fundit injektuan dy dozat e vaksinës. Shkencëtarët panë se imuniteti shkonte në nivele të larta 28 ditë pas dozës së dytë.