“Ta harroni ndyrësira, plehra” Stresi ‘shpërthen’ ndaj kritikëve të Bashës: E kemi amanet nga Sali Berisha


Pas humbjes së Partisë Demokratike në zgjedhje, shumë mbështetës të kësaj force politike kanë kërkuar dorëheqjen e liderit Lulzim Basha.

Mirëpo këngëtari i njohur Stresi ka dalë kundër këtyre zërave duke mbrojtur hapur Bashën.

Reperi shprehet se gjithçka sapo ka filluar dhe nuk do të dorëzohen lehtë pasi këtë kauzë e kanë amanet nga ish-kryeministri, Sali Berisha.

“Per te gjithe ju demokratet qe doni dorheqjen e Zotit @lulzimbasha ta harroni ndyrsira plehra… Partia Demokratike E Shqiperise Eshte Shtepia Jone… Jeni Mbledh Disa Buburreca Blla Blla Blla Kot . Ne Nuk Dorzohemi Nga Kauza Jone E Kemi Amanet Nga @saliberisha_official Dhe Do Ta Cojm Deri Ne Fund”, shkruan Stresi krah videos në të cilën shihet duke përshëndetur Lulzim Bashën.

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by 🅂🅃🅁🄴🅂🄸 (@stresi)