“Të vinte me skafin e ndonjërit pastaj”/ Ironia epike e aktorit të ‘Portokalli’: Kontrollorët të prisnin të ikte Rama, pastaj ta mbyllnin


Aktori i ‘Portokalli’, Ledio Lako ka reaguar për grevën e nisur këtë mëngjes në aeroportin ‘Nënë Tereza’.

Në një status në profilin e tij në Facebook, Lako shkruan se kontrollorët kanë bërë një gabim, pasi duhet të kishin pritur sa të ikte kryeministri Edi Rama në Turqi apo në një vend tjetër dhe më pas ta mbyllnin, duke lënë atë jashtë.

“Këta të Albcontrol kanë bërë një gabim! Duhet të prisnin sa të ikte Rama në Turqi apo në një shtet Europian dhe pastaj ta mbyllnin! Le të vinte me skafin e ndonjërit pastaj,”- shkruan Lako.