Tiranë/ 21-vjeçari humb kontrollin e mjetit dhe përplaset me makinat e parkuara, dy të plagosur


Një aksident ka ndodhur në Tiranë rreth orës 20:35, në rrugën e “Kavajës”.

Policia njofton se shtetasi L. B., 21 vjeç, ka humbur kontrollin e mjetit dhe është  përplasur me disa mjete të parkuara aty në afërsi.

Si pasojë e aksidentit është dëmtuar drejtuesi i mjetit dhe pasagjerja në mjet shtetasja A. A., 19 vjeçe, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Vijon puna nga grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.