Tiranë/ U vetëplagos me pisto letë, ndërron jetë 46-vjeçari në spital


Një ngjarje e rëndë ka ndodhur rreth orës 21:35, në rrugën “Josif Pashko”, ku u vetëplagos me armë zjarri një 46 vjeçar i cili edhe pse u transportua në spital, nuk mundi t’ia dalë.

Policia njofton se si pasojë e plagës së marrë ai ka ndërruar jetë në spital.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Tiranë/Informacion shtesë

Në vijim të informacionit të dhënë pak më parë mbi vetëplagosjen me armë zjarri të një shtetasi ju bëjmë me dije se  :

Sherbimet e Policisë kanë bërë identifikimin e shtetasit S. A., 46 vjeç, i cili si pasojë e plagës së marrë ka ndërruar jetë në spital.

Vijon puna nga grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.