Vjen vendimi nga Komiteti Teknik i Eksperteve: Mbetet ne fuqi ora policore


Diën e sotme u zhvillua mbledhja e Komitetit të Ekspertëve. Në këtë mbledhje u vendos që masat kufizuese do të mbeten ende në fuqi në vendin tonë.

Mira Rakacolli, kryetarja e këtij komuniteti deklaroi se vendi është duke ecur në ritme të mira përsa i përket vaksinimit të popullatës në 10 ditët e fundit.

Gjithashtu u shpreh se shifrat e të infektuarve kanë pësuar një rënie, por ende nuk janë në nivelet e duhura.

“Ky rezultat vjen edhe si një bashkëpunim akoma më i mirë i një pjese të qytetarëve për respektimin e distancimit dhe mbajtjen e maskave. Një nga arritjet e kësaj jave ka qenë fushata e vaksinimit. Shqipëria në 10 ditët e fundit ka zënë vendin e parë në rajon për procesin e vaksinimit. Kjo falë punës së gjetjes së një sasie të madhe vaksinash.

Ky është një proces mjaft kompleks por po vazhdon me ritme mjaft të mira. Megjithatë pavarësisht këtyre arritjeve situata nuk është aty ku duhet të jemi dhe mendohet që masat të vijojnë të mbeten aty ku kanë qenë.

Do mbetet në fuqi ora policore. Nga ora 20:00 deri në 06:00 të mëngjesit nuk do lejohet dalja. Baret dhe restorantet do punojnë po në këtë orar. Do vazhdohet mësimi online me përjashtim të maturave. Fluturimet me Britaninë edhe për këto dy javë mbeten të pezulluara”, u shpreh Rakacolli.