25-vjeçarja shpëton mrekullisht!/ Humb kontrollin e makinës në Vorë dhe përfundon përmbys


Një aksident ndodhi mbrëmjen e sotme në Vorë, ku drejtuesja e një mjeti ka humbur kontrollin dhe është përmbysur më pas në rrugë.

25 vjeçarja me inicialet F.H., ka shpëtuar pa dëmtime.

Njoftimi:

Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 21:30, në Vorë, një automjet me drejtuese shtetasen F. H., 25 vjeçe, ka humbur kontrollin dhe është përmbysur në rrugë, ku si pasojë ka vetëm demë materiale dhe nuk ka probleme për drejtuesen e mjetit.

Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.