28 vjeçarja humbi jetën në aksident, kolegët me fjalë prekëse: Nuk duhet të ikje kaq shpejt


Marjeta Gjergji 28 vjeçe, infermiere në maternitetin e spitalit të Lezhës humbi jetën sot në një aksident të frikshëm, ndërkohë që u plagosën djali i mitur, vjehrra dhe bashkëshorti.

Sindikata e Infermierëve Lezhë shkruan se humbja e një njeriu të dashur është një nga përvojat më të vështira për t’u përballur.

“Ka ndërruar jetë Marjeta Gjergji, infermiere në maternitetin e Lezhës, pasi nuk ka mundur dot t’iu mbijetojë plagëve të rënda si pasojë e aksidentit të ndodhur sot në Lezhë.

Humbja e një njeriu të dashur është një nga përvojat më të vështira për t’u përballur, veçanërisht nëse njerëzit që na lënë, janë në lule të jetës e sidomos në rastin e koleges tonë të dashur.

Fjalët janë të tepërta e dhimbja aq e madhe. Ngushëllimet më të ndjera familjarëve, kolegëve të Marjetës e kujtdo që pati fatin t’a njihte. U prehsh në paqe mikja jonë e mirë..mungesën tënde do e ndjejmë të gjithë sot e përgjithmonë” shkruan Sindikata e Infermierëve Lezhë.

Adelina Pali, shoqe e viktimës përmes një postimi me disa vargje prekëse kujton fëmijërinë dhe momentet që kanë kaluar së bashku me Marjetën.

“Me vijne ne mendje kujtimet e nje femijerie sebashku, ku gjithmone Ti ishe nje shoqe e paqte dhe e bute.

Asnje nga Ne nuk eshte i perjetshem ne kete bote por Ti nuk duhej te ikje kaq shpejt o nene dhe grua e mrekullueshme. Te qofte i lehte dheu dhe qofsh ne mbreterine qiellore Marjeta Gjergji” mbyllet postimi.