A mund të shkarkohet Presidenti? Anastasi: Mazhoranca në limite kohore, nuk mendoj se…


Me mbarimin e zgjedhjeve dhe garantimin e fitores , socialistët kanë nisur për herë të dytë, procedurat për shkarkimin e presidentit Ilir meta.

Por sa e mundur çshtë kjo? Aurela Anastasi konstitucionaliste shpjegoi në Open se ky është një proces tejet i vështirë, duke thënë se mazhoranca është në limite kohore.

Anastasi: Ngado që e kthej them jemi në buzë të afateve nëse ky komision nuk ngrihet të premten nuk ngrihet më, se bie në kundërshtim me një dispozitë ligjit që parashikon se këto nuk ngrihen në 4 muajt e fundit të mandatit të kuvendit.

Pastaj problemet lidhen me pas me procedurën që lidhen me ato brenda kuvendit, është një proces i veçante nuk e gjejmë rëndom, edhe në vende të tjera.

Bazohet në kërkesë , pastaj 2 faza: procedura parlamentare të hetimit e shqyrtimit, dhe gjykata kushtetuese, dhe nga kjo mendoj që veçse nuk mund të kemi një komision javës tjetër , nuk mund të kemi më as ndonjë vendim të kuvendit, vetëm nëse e mbyll së paku deri në korrik ku është i mbledhur, ose mund të dërgojnë në GjK, që të vihet në lëvizje .

Është në limite kohore gjithçka, se duhet konstituuar parlamenti i ri.