Aksident i rëndë/ Makina del nga rruga në Vorë, një person në gjendje kritike (VIDEO)


Pasditen e sotme një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur në Vorë.

Mësohet se dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën dhe një prej tyre ka dalë nga rruga.

Për pasojë ka mbetur i plagosur drejtuesi i njërit prej mjeteve.

Ai është identifikuar si shtetasi me inicialet A.H 40-vjeç dhe është dërguar për në spital, në gjendje të rëndë për jetën.

NJOFTIMI ZYRTAR I POLICISE

Me datë 13.05.2021, rreth orës 17:40, në Vorë, janë përfshirë në aksident 2 mjete, ku njëra nga mjetet ka dalë nga rruga. Si pasojë është dëmtuar drejtuesi i mjetit shtetasi A. H., 40 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by JOQ Albania (@joqalbania)