Aksidente njëri pas tjetri/ 21-vjeçari përplas me makinë 65-vjeçarin, detajet e para


Një aksident ka ndodhur në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” rreth orës 22:05.

Policia e Tiranës njofton se mjeti me drejtues shtetasin E.M., 21 vjeç, ka aksidentuar këmbësorin me iniciale I. C., rreth moshës 65 vjeç, i cili u dërgua në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.