Aksidenti i rëndë/ Trajleri përplas gruan në bagazhin e makinës (VIDEO)  


Leçe në Itali është përfshirë nga një incident i papritur. Një kamion mallrash papritur bëri një lëzivje mbrapa duke futur një grua në bagazhin e makinës së saj. Aksidenti, ndodhi rreth orës 11.40 të mëngjesit të së Premtes para një supermarketi.

Në një video të regjistruar nga kamerat e mbikëqyrjes, kamioni mund të shihet duke ecur mbrapa dhe duke u përplasur një makinë të parkuar. Pikërisht në atë moment shoferja e makinës ishte duke hapur bagazhin në momentin që u godit nga kamioni i cili e përplasi aq fort sa gruaja përfundoi brenda në bagazh.

Shoferi i kamionit i cili ishte një punonjës i një kompanie transporti nuk e vuri re praninë e makinës dhe gruas që ishte atje dhe pa parë fare mbrapa e përplasi gruan.

Njerëzit e pranishëm ndihmuan gruan që mbeti e bllokuar në bagazh derisa ajo u dërgua në spital ku mori ndihmën mjekësore.