Basha nervozohet me gazetarët, shfaqur tejet i tensionuar 


Kryedemokrati Lulzim Basha ka shfrytëzuar stërvitjen “Defender Europe” për t’u shfaqur publikisht për të dhënë edhe njëherë mesazhin e zgjedhjeve të 25 prillit, por mbi të gjitha duke refuzuar mundësinë e ndonjë dorëheqje nga posti i kryetarit të PD-së, si përgjegjësi kryesor për humbjen e zgjedhjeve.

Ai është shfaqur i tensionuar në komunikimin që pati me gazetarët, madje në një moment është nervozuar duke iu drejtuar atyre që të mos ndërhynin gjatë kohës që ai po jepte deklaratën.

“Një sekondë, se nuk e kam mbaruar deklaratën”, iu drejtua Basha gazetares, e cila po ia drejtonte pyetjen se ndërkombëtarët kanë bërë thirrje për të njohur rezultatin e zgjedhjeve.

Kryedemokrati në pjesën e dytë të reagimit të tij është përqendruar në atë që PD-ja po ndërmerr në mbledhjen e fakteve për këtë që ai cilëson si masakër elektorale.