“Bëj vaksinën të fitosh 1 mln dollarë” Ky shtet ka gjetur një mënyrë të veçantë për të mposhtur virusin


Një skemë e pazakontë vjen së fundmi nga SHBA, për të stimuluar të gjithë njerëzit  që të bëjnë vaksinën anti-C OVID19.

Në të janë të përfshira bursa, bono, birrë por dhe mundësi për të fituar 1 milionë dollarë.

Për ata që ende hezitojnë të vaksinohen, guvernatori i Ohajos ka një pyetje: A do ta bënit vaksinën për 1 milionë dollarë?

Mike DeWine njoftoi të mërkurën se gjatë pesë javëve të ardhshme, shteti do të tërheqë emrat e pesë personave nga regjistri i banorëve që kanë bërë të paktën një dozë të vaksinës dhe do t’u japë atyre nga 1 milion dollarë secilit.

Skema e lotarisë do të financohet nga fondet federale të ndihmës koronavirus, tha DeWine gjatë një prononcimi në media.

“Unë e di që disa mund të thonë, ‘DeWine, ti je i çmendur!’” Tha guvernatori republikan në Twitter. “‘Kjo ideja jote prej një milion dollarësh është shpenzim parash. Por në të vërtetë, humbja e vërtetë në këtë pikë të pandemisë – kur vaksina është në dispozicion për këdo që e dëshiron – është një jetë e humbur nga Covid-19 ”

Përveç llotarive prej 1 milion USD, DeWine njoftoi se për të stimuluar fëmijët e moshës 12-17 për të bërë vaksina, shteti do të tërheqë emrin e një fëmije të vaksinuar për të marrë një bursë të plotë, katër-vjeçare kolegji në një universitet shtetëror – përfshirë tarifat për dhomë e libra.

Kjo duket si mënyra më e mirë për të luftuar skepticizmin e vaksinave, sugjerojnë studimet.