Çfarë duhet të hamë në mëngjes që të jemi më të ngopur


Ndonëse mund të preferoni të ëmblat apo të kripurat, e rëndësishme është të mos e lini asnjëherë mëngjesin pa ngrënë. Kjo, pasi gjithçka lidhet me balancimin e karbohidrateve, sheqernave, yndyrave apo proteinave me minrealet dhe vitaminat e duhura.

Në vijim ju sugjerojmë disa ndryshime të vogla por që do të kenë rezultate fantastike në organizmint tuaj.

Konsumoni yndyrna të shëndetshme
Yndyrnat nuk vijnë vetëm nga gjërat e skuqura, të cilat nuk janë shumë të mira për organizmin.

Por ka një grup prej tyre të cilat vijnë nga baza bimore që janë shumë të domosdoshme për organizmin.

Këto lloje yndyrna janë thelbësore për funskionin e trurit, niveleve të energjisë, shëndetit të flokut, të lëkurës dhe thonjve.

Ushqime si avokadot, farat chia, bajamet, farat e linit, shqemet, vaji i peshkut apo vezët janë të pasura me këto yndyrna.

Karbohidratet komplekse ju ndihmojnë
Nëse karbohidratet konsumohen siç duhet, ato nxisin rënien nga pesha.

Mund t’i gjeni edhe tek perimet apo frutat gjë që ju jep mundësinë që të jeni edhe më të shëndetshëm.

Proteina
Shumë persona vuajnë nga mungesa e proteinave duke ndikuar në masën muskulore dhe shëndetin e organeve.

Proteinat të cilat nuk duhet t’i ndani gjatë mëngjesit tuaj janë: vezët, gjalpi i kikirikut, kosi,

Mos Harroni Vitaminat dhe Mineralet
Nëse në mëngjes ju përfshini produkte të pasura me vitamins dhe minerale ju e ushqeni organizmin dhe e ndihmoni atë që të jetë shumë i shëndetshëm