Çfarë ndodh me Kinën nëse mbetjet e raketës shkaktojnë dëme në një vend tjetër?


Mbetjet e raketës kineze po enden ende në orbitë dhe pritet që të futën në atmosferën e Tokës në fundjavë. Ato mund të rrëzohen për pak më shumë se një orë.

Kjo ka shkaktuar frikë e pasiguri te qytetarët e shumë zonave që janë cilësuar si “zona rreziku”, ku bëjnë pjesë New York, Afrika dhe Australia, Japonia dhe Spanja, Portugalia, Italia dhe Greqia.

Çfarë ndodh me Kinën nëse raketa godet diçka?

Ekziston një kornizë ligjore ndërkombëtare e bazuar në traktate nga vitet 1960 dhe ’70 në të cilat një vend mund të kërkojë pagesa për dëmin e shkaktuar nga raketa e një vendi tjetër.

Kjo ka ndodhur vetëm një herë, pasi Cosmos 954, një satelit Sovjetik i cili mundësohej nga një reaktor bërthamor, u rrëzua në Kanada në 1978. Kanadaja faturoi Bashkimin Sovjetik për një pjesë të kostos së pastrimit të mbeturinave radioaktive.