Dalin detajet/ Tentoi të vetëdigjet në faljen e Fiter Bajramit, kush është 40-vjeçari që shkaktoi panik


Dalin detaje të reja në lidhje me shtetasin që ndërmori aktin e rëndë paraditen e sotme duke tentuar të vetëdigjej pasi u lye me benzinë gjatë faljes së Bajramit në qendër të Tiranës.

Ai quhet Besim Grosha, 40-vjeç dhe rezulton të ketë probleme mendore.

Bëhet me dije se personi në fjalë është i pajisur me kartelë mjekësore nga spitali nr.5.

Pas arrestimit ai i është dorëzuar spitalit për trajtim mjekësor. Grosha është banues në Tiranë, në zonën e Freskut.