Dalin përgjigjet e lotarisë amerikane”, zbuloni këtu nëse jeni fitues


Që nga ora 18:00 shqiptarët që kanë aplikuar për Lotarinë Amerikane u është krijuar mundësia që të kontrollojnë online në qoftë se janë përzgjedhur si fitues të “Ëndrrës Amerikane”.

Të interesuarit mund të klikojnë në faqen e internetit të Lotarisë Amerikane ( https://dvprogram.state.gov/ ).

Më pas duke klikuar mbi butonin “check status” do ju kërkohet që të vendosni numrin unik të regjistrimit të mëparshëm në kohën e aplikimit.

Pasi regjistruat të dhënat, si kodi unik, mbiemri i familjes si dhe viti i lindjes, ju do të keni mundësinë të mësoni nëse keni fituar Lotarinë Amerikane apo jo.

Në qoftë se do të hasni probleme me qasjen në këtë faqe, ju duhet të provoni sërish më vonë. Probleme të tilla ndodhin si pasojë e fluksit të madh të personave që janë të interesuar të dinë nëse janë fitues të Lotarisë.