Disa arsye të forta pse gjumi i drekës i bën mirë shëndetit


Studime të shumtë kanë treguar se gjumi i drekës i bën shumë mirë organizmit. Ekspertët e shëndetësisë thonë së gjumi i drekës ndihmon në uljen e tensioni të gjakut me 5 mm Hg.

Një studim në lidhje me këtë çështje, mbështet teorinë se njerëzit që jetojnë në vendet e Mesdheut jetojnë më gjatë.

Kjo ndodh jo vetëm nga ushqimi por edhe për shkak të gjumit të drekës.

Dihet që njerëzit e Mesdheut as nuk e imagjinojnë dot ditën pa një pushim të shkurtër në drekë.

Cilat janë 5 përfitimet madhore që merr njeriu kur fle në drekë.

Përqendrimi
Dy nga shembujt më të mëdhenj të njerëzve të suksesshëm të cilët flinin gjithmonë në drekë janë: Margaret Thatcher dhe ëinston Churchill. Ata flinin shumë pak në darkë por siguroheshin që të dremisnin për 2 orë në drekë. Sipas ekspertëve gjumi i drekës përforcon përqendrimin në punë.

Gjumi ofron gjallëri
Kur vjen puna tek gjumi i drekës, njerëzit zakonisht ndahen në vetëm dy kategori: të përgjumurit e trullosur dhe të zgjuarit plot gjallëri. Një studim ka treguar se pavarësisht ndjesisë që mund të shkaktojë, gjumi i drekës i jep shumë energji trurit.

Më shumë efektivitet në punë
Lajmi se gjumi i drekës i bën njerëzit shumë më të përqendruar, më krijues dhe më punëtorë nuk duhet të bjerë në vesh të shurdhër, e sidomos kur vjen puna tek shefat dhe supervizorët. Studiuesit këshillojnë që kompanitë të lejojnë punonjësit të bëjnë gjumë dreke që të punojnë më mirë.

Gjumi i drekës të lumturon
Studime të shumta tregojnë se fëmijët të cilët nuk flenë në drekë rriten duke u bërë njerëz me luhatje humori dhe tekanjozë. Gjumi i drekës i bën fëmijët të lumtur dhe të qetë.

Gjumi i drekës kundër stresit
Studiuesit në Spanjë thonë se vendosja e një rutine të gjumit të drekës largon stresin, ndihmon zemrën dhe përmirëson kujtesën.