Divorci më i shtrenjtë në botë/ Ja si do ndahet pasuria prej 127 bilionë dollarë mes Melinda dhe Bill Gates


Një nga njerëzit më të pasur të botës, Bill Gates ka njoftuar ndarjen e tij të papritur nga bashkëshortja Melinda.

Por pas 24 vitesh martesë së bashku, pyetja e parë që bëhet është se si do të ndahet pasuria mes tyre prej 127 bilionë dollarësh?

Sipas Daily Mail, ata kanë në pronësi shtëpi në 5 shtete, makina, përfshirë një Porche 2 milionë dollarë, një koleksion arti, duke përfshirë 30 milionë dollarë libra dhe skica nga Leonardo Da Vinci. Sigurisht edhe anije private.

Gjithashtu, çifti është pronar i 242,000 hektarë tokë bujqësore në 18 shtete të ndryshme në SHBA. Dailymail shkruan më tej se çifti gjithashtu kanë shkruar trashgiminë para se të vdesin, ku shkruhet se të tre fëmijët do marrin 10 milionë dollarë secili.