“Do bëhemi me ju, por ne duam Hipotekën”/ Grida Duma e thotë troç, zbulon ofertat nga bandat: U tha Basha JO!


Grida Duma është treguar e ashpër në “Open” kur fliste për parregullsitë në zgjedhje, ndërsa tha se PD ka pasur ka pasur oferta nga tre banda të ndryshme, por ishte kreu i PD ai që i ka refuzuar ato.

Grida Duma: Kemi pasur oferta nga tre banda të ndryshme. Na është thënë. Do vijmë me ju sepse pushteti është me ju. Do bëhemi me ju, por ne duam Hipotekën dhe nënkryetarin e Bashkisë. Ajo që do të them unë për të disatën herë është një ‘JO’.

Ajo që do të vlerësoj unë tek zoti Basha, tek ai njeri, është që kur unë i kam thënë ‘ka ardhur filani e fistëku, kërkon këtë e atë’. Dhe me një tundje dore më ka thënë ‘Jo’. Dhe ne këto ua kemi dërguar edhe ndërkombëtarëve se si po veprohet dhe ç’po bëjnë. Nuk kam pasur asnjëherë tundime, as në Durrës e as në Kavajë.