Do guxonit të shkonit në Zvicër? Apartamente falas dhe makinë nëse punoni si mësues


Një fshat në Zvicër është duke luftuar për të gjetur mësues, pavarësisht ofertës bujare të një apartamenti falas dhe të një makine.

5 fëmijë midis moshës 10 dhe 8 vjec janë duke kërkuar që aplikantët për mësues të paraqiten sa më shpejt përpara se ata të përballen me një udhëtim të gjatë me autobus për në një shkollë tjetër.

Mësuesi i mëparshëm në shkollën e fshatit po del në pension pas 39 vjetësh.

Mediat zvicerane shkruajnë se sipas Kryetarit të Bashkisë, Sebastian Arnold, ka pasur vetëm 7 aplikime – por asnjë nuk është i kualifikuar siç duhet ose nuk mund të fillojë shpejt nga puna.

Prindërit kanë filluar një fushatë PR me shpresën dhe besimin se dikush do të tundohet të shkojë në fshatin e tyre.

Një nënë e re thotë se nëse fëmijët e saj duhet të zhvendosen në një shkollë tjetër, ata do të duhet të ngrihen shumë herët në mëngjes dhe të kthehen shumë vonë, pa marrë parasysh fatin që duhen bërë edhe detyrat e shtëpisë.