“Do ia jap Zahos” Nisja e stërvitjes “Defender 2021”, gjenerali amerikan surprizon Ramën me një dhuratë (FOTO)


Pas ceremonisë së nisjes së stërvitjes “Defender 2021”, kryeministri Edi Rama bashkë me gjeneralin amerikan T.D Wolters janë ngjitur në kuvertën e një anije ushtarake të Rojes Bregdetare shqiptare.

Në shëtitjen që bënë, kreu i qeverisë i dhuroi gjeneralit amerikan një suvenir dhe një karikaturë të Poseidonit, kurse ai i dha Ramës një medaljon.

Kryeministri u shpreh se këtë dhuratë do ja japë djalit të tij Zahos.

Rama: Do ja jap djalit. Ai ka një vend të veçantë ku i fut këto.”

Yur Kim: A ka ai të tjera si këto?

Rama: Ai ka dhe një vend ku fsheh këto .

” Nisja e stërvitjes “Defender Europe 21”. Në anijen ushtarake të Rojes Bregdetare shqiptare me gjeneralin amerikan T.D.Wolters, Komandanti Suprem i Aleancës së Atlantikut të Veriut, e me miq të tjerë”, shkruan Rama në video e postuar prej tij në rrjetet sociale.