“Doktor, largohu bashkë me Lulin” Halit Valteri ‘shpërthen’ nga foltorja: Meta me shokë pijanecë, duan ti vënë zjarrin vendit


Nga foltorja e Kuvendit, deputeti i opozitës së re Halit Valteri u shpreh se kryetari i PD Lulzim Basha dhe presidenti Ilir Meta nuk duhet të kritikojnë qeverinë pasi ajo ka marrë masivisht vota nga populli.

Ndërsa sipas Valterit, Basha e ka humbur besueshmërinë dhe punon vetëm për kunatin e tij.

“Është e paimagjinueshme të kritikosh një qeveri që është votuar masivisht. Dhe të mos distancohesh nga kampioni i korrupsionit në vend. Pas përvojës me opozitën kur shikojnë prapësitë e aleatit. Ajo që më shqetëson është se kush do luftojë për interesat e shqiptarëve. Ajo që më vjen në mendje është se këtë detyrë duhet ta bëjë shteti.

Një president që doli duke goditur kryeministrin ndaj duhet shkarkuar se vetëm ka fituar disa shokë pijanec. Nga ana tjetër kemi një kryetar opozitë që ka vendosur të vër flakën. Opozita ka humbur besimin. Askush nuk e beson më Lulin se ai punon vetëm për kunatin. Rruga që opozita të hyjë në rrugë me busull është të heq dorë nga Ilir Meta. Mjafton të heq dorë nga e kaluara. Kjo punë nuk është me rrotë por me votë.

Merr votën dhe hajde se rrotën e morët. Doktor është koha të pranosh dështimin. Dështove me Lulin se kunati u mërzit se nuk do bëhen dot drejtorë. Largohu bashkë me Lulin. Ajo parti ka nevojë për një lider opozitar. Shqipëria ka nevojë për opozitë.” tha Valteri.

Kujtojmë se Halit Valteri ishte një nga kandidatët për deputetë të Partisë Socialiste në zgjedhjet e 25 prillit për qarkun e Tiranës, por nuk arriti dot të marrë një mandat.