Doli humbës në zgjedhje/ Basha nuk heq dorë, i jep porositë e prera kandidatëve për deputet


Pas humbjes në zgjedhjet e 25 prillit, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha po zhvillon një takim me anëtarët e kryesisë dhe kandidatët për deputetë.

Gjatë fjalës së tij, lideri i opozitës ka vënë theksin në atë që e quan si vjedhjen e votave më të madhe në historinë e pluralizmit shqiptar nga kryeministri Edi Rama dhe kreu i PSD Tom Doshi.

“Dua të falenderoj secilin nga ju. Ju keni punuar shumë fort me besimin e palëkundur në rrugën tonë, në demokracinë tonë, në vendin tonë. Pavarësisht vjedhjes më të madhe të votave në historinë e Shqipërisë të kryer nga Rama-Doshi, ne sollëm një arritje të madhe për partinë tonë dhe për vendin tonë”, tha Basha.

Raportohet se kreu demokrat ka dhënë dhe disa porosi për në vijim, duke folur dhe me nota optimiste.

“Pa hequr dorë nga vlerat tona, ne u bëmë më të fortë kudo.

Tani do të luftojmë me të gjitha fuqinë tonë deri në fitore. Fushata jonë nuk ka mbaruar, ajo vazhdon me energji maksimale.

Unë do takoj njerëzit në terren, për t’i falënderuar, për të biseduar me ta, për t’i dëgjuar, duke ju kërkoj që edhe ju të bëni të njëjtën gjë në ditët në vijim. Së bashku do të fitojmë!”, deklaroi Basha.