“Duhet ndërhyrje urgjente” Sociologu del me paralajmërimin shqetësues: Ja çfarë rrezikon Shqipëria


Fenomeni i tkurrjes së popullsisë është një nga më shqetësuesit në Shqipëri.

Ndërkohë në lidhje me arsyet ka folur së fundmi dhe sociologu i njohur Zyhdi Dervishi.

Sipas tij përveç emigracionit, faktor është dhe numri i pakët i lindjeve.

Duket se ky trend që ka filluar që nga viti 2011 me rënie të dukshme, po arrin nivele alarmante në vitet e fundit ku nga tetori i 2020-ës, me shume shqiptare vdesin se sa linden dhe popullsia jo vetëm por zvogëlohet por edhe po plaket.

Shifrat e fundit të INSTAT tregojnë se tremujori i parë 2021-it solli rënie të lindjeve me rreth 5%, dhe rritjen e vdekjeve me rreth 55%.

Sociologu Zyhdi Dervishi shprehet se ka ardhur momenti për ta trajtuar problemin me çdo kapacitet.

Sipas, profesorit ka mjaft shkaqe për lindjet e ulëta, por edhe shumë masa që mund të merre për fenomenin.