Dy vite burg për Adriatik Llallën, reagon gazetarja e njohur, ja çfarë tha


Gazetarja e njohur Anila Hoxha thotë se gjyqtarët dhe prokurorët të cilët janë shkarkuar nga vettingu mund të kenë të njëjtin fat me ish-kryeprokurorin Adriatik Lalla, që u dënua  me dy vite burg nga Gjykata Speciale.

“Drejtësia, të paktën shkalla e parë, e përktheu me vendim atë që shkruhet në sallën e gjykatës: “Drejtësia është e barabartë për të gjithë”. Por, përtej rastit “Llalla”, njerëzit e drejtësisë të shkarkuar nga vetting-u, mund të kenë të njëjtin fat me ish-prokurorin e përgjithshëm. Shumë pjesëtarë të kupolës së drejtësisë do të kenë ditë të vështira, si Adriatik Llalla. Kjo e sotmja ishte ditë e rëndësishme”, u shpreh ajo për A2.

Ajo tha gjithashtu se “rëndësi ka që të ketë vullnet për të luftuar të korruptuarit” dhe shtoi se “fakti që është ngritur SPAK, vazhdoj të besoj që do të ketë rezultate”.

“Të gjithë presim që SPAK të shuajë korrupsionin dhe krimin e organizuar si me shkop magjik. Por, gjithçka kërkon kohën e saj. Kambanat kanë filluar të bien dhe pak e nga pak po shkohet drejt atyre që e frymëzojnë korrupsionin, që paguhen nga taksat tona. Siç thotë populli, “peshku qelbet nga koka…”, u shpreh ajo.

Përmendim faktin se, ish-kryeprokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla, një ditë më parë u dënua me dy vite burg nga Gjykata Speciale për fshehje të pasurisë, 5 vite përjashtim nga shërbimet publike dhe sekuestrim të disa pasurive.