‘E pafalshme që s’i sollët studentët në auditor’/ Gent Stroni ia thotë në sy, Brataj s’ia përton: T’i infektonim në spital!


Mjeku Gent Stroni tha në Open se Komiteti ka bërë gabim që nuk i ka lejuar studentët të kthehen në auditorë, sidomos ata të mjekësisë.

Stroni i tha Brataj , se kjo ishte gabim pasi të rinjtë gjithësesi kanë dalë.

Por Brataj tha se nuk kishin si t’i fusnin studentët në ambient të tillë.

Debati

Gent Stroni: Jo se nuk e kanë shfrytëzuar orët e natës, duhet ta përmendim. Disa vende kanë pasur grumbullime edhe pse ka qenë e ndaluar. Pjesa e natës sërish do të ketë të rinjtë. Ata sot shkojnë në shkolla. Ajo që për mua ka qenë e pafalshme është fakti që nuk sollëm studentët në auditore. Veçanërisht ata të Mjekësisë. Është vendimi i komitetit se mund të ishin ndihmë.

Skënder Brataj: Nuk ishte nevoja se u përballua pa shkuar në kolaps.

Gent Stroni: Një student i historisë e bën online, por një mjek po një infermer e ka 2 vite pa praktikë. Është e pafalshme.

Skënder Brataj: Po u provua nga SHBA. Nuk e bën dot dallimin. Do kthesh studentët në spital? Po ne mbyllëm QSUT. Do i çojmë në COVID të infektohen? Nuk japim dot mësim atje. Ç’do bëjë studenti i vitit të parë dhe të dytë? Është akoma te shkenca e natyrës.