EMRI/ Po punonte në ndërtim, bie nga lartësia dhe humb jetën 24-vjeçari shqiptar 


Një ngjarje e rëndë us shënua në Maqedoninë e Veriut, ku një 24-vjeçar shqiptar, ka humbur jetën teksa po punonte në ndërtim.

Mësohet se i riu Mirjan Kryeziu nga fshati Zdranjsh në Librazhd, ka qenë duke punuar në një lagje të Shkupit, ku ka rënë nga ndërtesa në të cilën po punonte.

Midis të tjerash, mësohet po ashtu se 24-vjeçari është dërguar në gjendje të rëndë në spital, por për fat të keq nuk ka arritur që të mbijetojë si pasojë e plagëve të rënda.