“Ëndërr e realizuar” Kjo është këngëtarja e njohur që do prezantojë “Këngën Magjike” me Ardit Gjebrenë


Në edicionin e sivjetshëm të “Këngës Magjike” prezantuese në krah të Ardit Gjebresë do të jetë këngëtarja e njohur Marsela Çibukaj.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë moderatori në rrjetet sociale.

Ai ka vendosur të postojë një foto me këngëtaren e famshme me mbishkrimin “Gëzuar! Për prezantimin bashkë të netëve finale të Kënga Magjike 2021! Marsela Çibukaj, mbi të gjitha artiste!

Këngëtarja e ka shpërndarë postimin në profilin e saj dhe ka shkruajtur: Një ëndërr që realizohet! Një privilegj dhe një emocion unik. Do të jetë vërtetë plot magji për mua kjo kënga magjike 2021 ka shkruar ajo.