Fotografohet shumë afër Shqipërisë raketa kineze që do të bjerë në Tokë


Një teleskop në Itali ka arritur të fotografojë raketën kineze e cila pritet që ditën e nesërme të bjerë në Tokë.

Sipas mediave të huaja kjo është fotoja e parë e siguruar e raketës kineze e cila humbi kontrollin teksa ishte në hapësirë dhe po transportonte pjesë për ndërtimin e Stacionit Hapësinor të Kinës.

Edhe pse raketa me 21 ton mbetje përbën rrezik, ekspertët thonë se shanset që të bjerë në një zonë të populluar janë mjaft të ulëta.