Gjyshja 71-vjeçare, 20 orë në javë në palestër: Ndihem më mirë se 30…


Ndonëse 71-vjeçare Mary Duffy nga Connecticut, po përjeton një rini tjetër. Ajo thotë se ndihet më mirë se 30 vite më parë. Por cila është arsyeja? Sigurisht që përkushtimi në palestër.

Kthesa nisi në vitin 2007, në kohën kur nëna e saj ndërroi jetë dhe Mary mori shumë kilogramë. Ajo nisi të frekuentonte palestrën dhe që në vitin e parë arriti të humbiste më shumë se 20 kilogramë. Branda shumë pak kohësh, ajo u bë kampione për moshën e saj në ngritjen e peshave.

Për momentin, Mary kalon të paktën 20 orë në javë në palestër, ndërsa ka më shumë se 30 rekorde kombëtare dhe ndërkombëtare.

“Nisa të shkoja në palestër kur po merrja kile me ritme të shpejta. Pash veten në pasqyrë dhe thash: kjo nuk jam unë”, tregon Mary.

“Rashë nga pesha me shpejtësi dhe kuptova se sa më shumë stërvitesha aq më shumë më pëlqente të frekuentoja palestrën. Unë jam 71 vjeçe aktualisht dhe ndjehem shumë më mirë fizikisht se sa kur isha në moshën 40-vjeçare. Shumë njerëz më thonë se jam shumë e moshuar për ta bërë këtë gjë, por komentet frymëzuese janë shumë herë më shumë dhe kjo më bën që të vijojë rutinën time. Nuk do të heq dorë”,- tha ajo.