Grabitet kambisti, hajdutët e qëllojnë me çekiç, i marrin paratë dhe largohen me motor 


Një kambist tek Banka e Shqipërisë, zonë e njohur edhe si ish-dollari, është grabitur para pak minutash. Bëhet me dije se në aksion kanë qenë dy persona.

Ndërkohë, sipas Neësbomb nuk dihet ende gjendja shëndetësore e kambistit pasi ai ka qenë në krah të rrugës, në momentin që është qëlluar me çekiç dhe i janë marrë të gjitha paratë.

Për tu larguar sa më parë nga vendi i ngjarjes, ata kanë hyrë në Rrrugën e Kavajës, me drejtim për në zonën e 21 Dhjetorit, mirëpo pas disa metrash janë përplasur me një makinë dhe janë rrëzuar. Policia menjëherë ka shkuar në vendin ku ata janë përplasur, përpara godinës së vettingut dhe asaj të Ministrisë së Shëndetësisë.

Mirëpo, dy grabitësit janë larguar me shpejtësi në këmbë, duke braktisur motorin por jo paratë që grabitën. E gjithë ngjarja ndodhi në sy të kalimtarëve dhe kambistëve të tjerë që qëndrojnë në krah të rrugës te Banka e Shqipërisë.

182205766 3908097342631478 7910940715994369841 n