Greqia merr vendimin për të pezulluar fluturimet ushtarake, frikësohet nga raketa kineze


Greqia ka marrë masa në lidhje me rrezikun nga raketa hapësinore kineze që do të bie në Tokë orët në vijim.

“Protothema” shkruan se forcat greke të sigurisë kanë kaluar në gatishmëri për shkak se Greqia është në zonën e rrezikut, ndonëse shanset që pjesët e raketës kineze të bien mbi shtetin grek janë shumë të vogla.

Në kuadër të këtyre masave, në Greqi janë pezulluar fluturimet ushtarake.

Sipas Zv/ministrit grek të Mbrojtjes Civile rreziku që pjesët e raketës të bien në Greqi janë tepër të vogla, por autoritetet janë vigjilente dhe qëndrojnë në gatishmëri për çdo situatë.

Raketa hapësinore kineze që ka dalë jashtë kontrollit pritet të bjerë në Tokë orët në vijim.

Sipas përllogaritjeve, raketa mund të rrëzohet rreth orës 02:00 apo 03:00 të mëngjesit të së dielës.