Greqia nuk ka paqe! Zbulohen dy raste të tjera të mutacionit indian


Në Greqi janë zbuluar dy raste të tjera me mutacionin indian të COVID-19.

Edhe më parë janë raportuar 2 raste, një prej të cilave në Patra në fund të prillit.

India është vendi i cili po shënon shifra rekord viktimash nga COVID-19, por edhe infektime shumë të larta. Pas Kinës, SHBA dhe Brazilit, India duket se do të jetë ‘bomba’ e katërt e COVID-19 në gjithë botën gjatë periudhës së pandemisë.