Grindej me të dashurin e saj/ E reja çmendet nga nervat, godet me kokë xhamin e një dyqani (Video)


Një zënkë midis dy personave ka degraduar deri në thyerjen e xhamit të një dyqani. Në videon e mëposhtme, e cila nuk dihet se ku ka ndodhur, shfaqen një vajzë dhe një djalë duke debatuar.

Vajza, teksa është në nerva e sipër, godet vazhdimisht me kokë xhamin e një dyqani që kishte pranë, mirëpo në tentativën e tretë, ajo është thyer.

Personi i cili po debatonte me të largohet sikur asgjë të mos kishte ndodhur, teksa vajza, pasi ngrihet në këmbë, largohet nga vendngjarja.