Histori suksesi/ 15-vjeçari shqiptar shkëlqen në ‘The Voice Kids’ në Gjermani: I kam pasur sytë…


15-vjeçari shqiptar Sefidin Xhemaj, ka shkëlqyer në ‘The Voice Kids’ në Gjermani.

Ai ishte pjesë e “The Voice Kids” në Gjermani dhe falë punës së tij arriti deri në gjysmëfinale, duke fituar zemrat e shumë personave, të cilët shpresonin që ai të fitonte.

Në një lidhje në Skype për “Ëake Up”, Xhemaj tha se gjatë gjithë këngës ishte me sytë mbyllur, në mënyrë që të përqendrohej tek zëri dhe emocionet.

“Sytë e mbyllur i kam pasur deri në fund. Kam pasur në mendje zërin tim dhe këngën”, rrëfeu 15-vjeçari.

E ëma e djalit, Mirnete Xhemaj u shpreh: “Kemi qenë shumë të emocionuar dhe shumë krenarë të shihnim djalin tonë në një skenë aq të madhe”.

15-vjeçari shqiptar shkëlqen në ‘The Voice Kids'

15-vjeçari shqiptar shkëlqen në ‘The Voice Kids'

15-vjeçari shqiptar shkëlqen në ‘The Voice Kids'