Imazhe të rralla nga strofka ku fshihej Osama bin Laden  (Foto)


Javën e kaluar janë publikuar foto të rralla të ish-krye-terroristit Osama bin Laden në kuadër të gjyqit të terrorizmit te gjeneralit të Bin Laden, Khaled al-Faëaz.

Al-Faëaz ishte kanali i komunikimeve të grupit të Al Kaedas me Londrën në mesin e viteve 1990 dhe imazhet po paraqiten në mbështetje të provave të akuzës.

Bin Laden gjeti strehim në malet e ashpra të Tora Borës në Afganistan pas sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në SHBA.

Në një nga fotot ai shihet i ulur mes librave e armëve në atë që duket si zyra e tij.

Osama emigroi nga vendlindja e tij Arabia Saudite drejt Afganistan në fund të viteve 1980-të, për të marrë pjesë në luftën kundër pushtimit të Bashkimit Sovjetik. Ai  krijoi më vonë grupin Al Aaeda me ushtarët e kësaj lufte.

Ja pamjet impresionuese të klandestinit të famshëm politik.