Ja ku ndodhet tani raketa kineze, i kanë mbetur edhe pak orë për të rënë në tokë 


Vijon  makthi i rrëzimit të mbeturinave të raketës kineze, të cilat janë në një rënie të lirë.

Mbeturinat e raketës që peshon 18 tonë pritet të rrëzohen në tokë këtë mbrëmje, ose mëngjesin e të dielës.

Ushtria amerikane, që po ndjek hap pas hapi segmentin e raketës, u shpreh më herët se mbeturinat do të bien në Turkmenistan, në Azinë Qendrore, rreth orës 19:00 në kohën Lindore të shtunën (4:30 paradite të dielën).

Teksa bota është me sytë nga qielli, në vijim po ju sjellim videon, që tregon “Live” lëvizjet e raketës kineze.

Në videon, që ka ndjekur raketën prej ditës së djeshme, shihet se raketës i kanë mbetur edhe 3 orë e 40 minuta për t’u rrëzuar në tokë.